Shumë skuadra janë të interesuara për të paguar 110 milionë euro për Icardin

  • 22 May 2018 - 23:22
Shumë skuadra janë të interesuara për të paguar 110 milionë euro për Icardin

Agjentja e sulmuesit të Interit Wanda Nara ka thënë se shumë skuadra i janë ofruar klientit të saj, e një ndër to janë edhe Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich

Mauro Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh por “klube të mëdha” dëshirojnë që ta paguajnë këtë shumë dhe ta bëjnë për vete sulmuesin argjentinas.

“Kemi disa klube të mëdha që mund ta paguajnë këtë klauzolë, e cola është e lartë, por duke konsideruar sot shifrat që po qarkullojnë në futboll, për një lojtarë si Mauro, është e arsyeshme”, ka thënë Nara për Radio Metro për mundësitë e largimit nga Italia të Icardit.

“Ka shumë klube që po bëjnë presion, por prioritet i tij mbetet Interi. Ka mbetur që ne të takohemi edhe njëherë me drejtorin sportiv, ti shohim prioritetet dhe të vendosim”.

Icardi më parë kishte pranuar se dëshiron të largohet nga Inter vetëm për një ofertë të mirë.

“Me irriton kur njerëzit e nënvlerësojnë Mauron pasi që ai kërkohet nga tri skuadrat më të mira në botë për momentin. Ne e pamë çfarë bëri për Interin, situata ishte që ai ose të nënshkruar, të rinovojë apo të largohet, por prioritet i tij ishte të rrinte këtu dhe ta zgjidhte këtë problem para se të shkonte në pushime”, shtoi ajo. 

 

(Kosova Sot)