Vieira mohon se ka nënshkruar kontratë me Nice

  • 22 May 2018 - 23:39
Vieira mohon se ka nënshkruar kontratë me Nice

Francezi i ka mohuar zërat që ai do ti bashkohët klubit nga Ligue 1 pas largimit të Lucien Favre

Trajneri i New Yorkd City FC, Patrick Vieira i ka quajtur spekulime thashethemet se ai do të jetë trajner i Nice pas largimit të Favres për Borussia Dortmund.

Vieira vazhdimisht është thënë se do të jetë pasues i Arsene Ëenger në Arsenal pasi që e do klubin e tij të vjetër, por atë pritet që ta merr Unai Emery.

“Me keni bërë të qeshim, sepse unë nuk kam parë kontratë me sy me këtë klub”, ka thënë Vieira të martën për gazetarët.

“Ky është një informacion i gabuar. Unë jam këtu, si gjithmonë. Jam shumë i lumtur. Më pëlqen puna e ime këty dhe puna me klubin e futbollit. Krejt ajo që jam duke u fokusuar është ndeshja e radhës”, ka thënë ish kapiteni i Arsenalit për mediat amerikane. 

 

(Kosova Sot)