Mbrojtësi spanjoll i Barçës: Kundër Messit në Botëror? Në fushë s’kam miq

  • 23 May 2018 - 10:51
Mbrojtësi spanjoll i Barçës: Kundër Messit në Botëror? Në fushë s’kam miq

Mbrojtësi i Spanjës, Jordi Alba, ka thënë se do ta linte anash miqësinë me bashkëlojtarin e vet te Barcelona, Lionel Messin, nëse do të përballej me Argjentinën në Kupën e Botës këtë verë në Rusi.

Alba ka insistuar se ai është aq konkurrues saqë nuk do të rrinte duarkryq dhe ta linte dike tjetër ta mposhte atë.

“Ai është më i miri në botë dhe nëse do t’më duhej të mbrohesha kundër tij, epo të gjithë e dinë se në fushë unë nuk kam miq. Nuk dua që dikush tjetër të më mposhtë, madje as babai im. Kemi marrëdhënie të mira por secili dëshiron ta japë më të mirën nga vetja”, ka thënë Jordi Alba.

“Ne provojmë gjëra në stërvitje, ne [ai dhe Messi] e kërkojmë njëri-tjetrin në stërvitje, por e vërteta është se kundërshtarët na njohin dhe nuk mund t’i befasojmë. Kur e kam topin tentoj ta gjej atë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)