Ronaldo mesazh tifozëve të Real Madridit para finales ndaj Liverpoolit

  • 23 May 2018 - 10:52
Ronaldo mesazh tifozëve të Real Madridit para finales ndaj Liverpoolit

Cristiano Ronaldo u është drejtuar me një mesazh tifozëve të Real Madridit para finales së skuadrës së tyre kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të shtunën në Kiev.

Ai i ka siguruar adhuruesit e Los Blancos se skuadra do të bëjë gjithçka që mundet për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Reali është në kërkim të titullit të tretë më radhë në garën më prestigjioze për klube në Evropë, dhe të katërtën në pesë vitet e fundit.

Sulmuesi portugez u ka thënë përkrahësve të jenë pozitivë para takimit në Kiev.

“Ata duhet të jenë pozitivë, ta përkrahin ekipin siç na kanë përkrahur deri këtu dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka thënë Ronaldo, citon AS.

Ronaldo i ka shënuar plot 105 gola në 100 paraqitje për Real Madridin në Ligën e Kampionëve – përfshirë 15 në 12 ndeshje të këtij sezoni për ta ndihmuar Realin të arrijë në finale. 

(Kosova Sot)