Juventus në bisedime me zëvendësuesin e Buffonit

  • 23 May 2018 - 10:54
Juventus në bisedime me zëvendësuesin e Buffonit

Juventusi është në bisedime për ta transferuar Mattia Perinin nga Genoa.

“Zonja e vjetër” është e gatshme t’i paguajë rreth 10 milionë euro për ta blerë portierin e Genoas.

Klubi nga Torino është në kërkim të një portieri tjetër në verë, pasi Gianluigi Buffon ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe tani pritet të kalojë te Paris Saint-Germaini.

Gjiganti italian shpreson se do ta joshë Perinin t’i bashkohet klubit duke i ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë euro

(Kosova Sot)