Fjalët e para të Unai Emery si trajner i Arsenalit

  • 23 May 2018 - 11:52
Fjalët e para të Unai Emery si trajner i Arsenalit

Unai Emery ka folur për emocionet e tij pasi është emëruar trajner i Arsenalit.

Trajneri spanjoll, 46-vjeçar, e ka marrë drejtimin e Arsenalit pasi u largua nga Paris Saint-Germaini menjëherë pasi ia fitoi titullin në Ligë 1 të Francës.

Spanjolli i ka fituar katër kupa të brendshme me gjigantin francez, ndërsa në të kaluarën e ka udhëhequr Sevillën drejt triumfeve në Evropa Ligë.

“Jam shumë i eksituar pasi më është dhënë kjo mundësi për ta nisur këtë hap të rëndësishëm në kapitullin e ri të historisë së Arsenalit”, ka thënë Emery.

Ai do të jetë pasues i Arsene Wengerit, i cili u largua nga “Topçinjtë” pas 22 viteve.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem njërit prej klubeve më të mëdha në futboll. Arsenali është i njohur dhe dashuruar nëpër botë për mënyrën se si luan, për përkushtimin ndaj lojtarëve të rinj, stadiumin fantastik, dhe mënyrën se si udhëhiqet klubi”, shtoi ai.

(Kosova Sot)