Ronaldo: E ardhmja ime në Real nuk varet nga unë

  • 23 May 2018 - 12:25
Ronaldo: E ardhmja ime në Real nuk varet nga unë

Cristiano Ronaldo insiston se e ardhmja e tij është krejtësisht në duart e Real Madridit.

33-vjeçari ka gëzuar një sezon shumë frytdhënës këtë edicion me Real Madridin, duke i shënuar plot 44 gola në 43 ndeshje, ndërsa të shtunën do të paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Megjithatë, thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se Reali ka për qëllim ta transferojë superyllin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, gjatë verës.

Nëse një marrëveshje e tillë arrihet, atëherë më gjasë Neymar do të jetë përforcim shtesë, dhe jo zëvendësim, apo kërcënim për Ronaldon, i cili nuk po tregon shenja të rënies.

Ronaldo, megjithatë, e pranon se e ardhmja e tij mund të mos varet nga vetë ai.

“Jam mirë, jam i lumtur. Nuk mund të ankohem. Të shtunën, do të luajmë në një finale tjetër. Tifozët janë me Cristianon. Unë jam mirë këtu, por ka gjëra që nuk varen nga unë”, ka thënë Ronaldo për El Chiringuito de Jugones.

“Në shtëpinë time, po [gjërat varen nga unë], por jo edhe ë shtëpinë e Real Madridit”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)