Morata takohet me drejtuesit e Juventusit

  • 23 May 2018 - 19:44
Morata takohet me drejtuesit e Juventusit

Sulmuesi i Chelsea Alvaro Morata është fotografuar sot në Milano me agjentin e tij dhe drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici

Thashethemet që Morata do të kalojë në Itali këtë verë janë rritur edhe më shumë pasi që këtë mbrëmje kanë qarkulluar fotografi në një profil në Twitter ku shihet se Morata ka pasur takim me drejtuesin sportiv të Juventusit.

Morata qëndron në këmbë me agjentin e tij, Giuseppe Bozzo dhe drejtorin e Juventusit Paratici.

Këtë javë është shkruar vazhdimisht për një rikthim të tij në Torino, i cili edhe më parë u bë i njohur pikërisht nga Juventusi pasi që pati lulzim të karrierës në këtë ekip.

Real Madridi e kishte aktivizuar klauzolën e riblerjes se lojtarit për të përfituar më shumë nga shitja e tij, ku e kishin shitur në Chelsea e ku sulmuesi ka vështirësi për tu adaptuar.

Është duke qarkulluar edhe një teori që Gonzalo Higuain do ti ofrohet Chelsea si një pjesë shkëmbimi me Moratan, e kjo mund të ndodh nëse Maurizio Sarri emërohet trajner në Stamford Bridge i Chelsea. 

 

(Kosova Sot)