Vllaznia bie nga Kategoria Superiore

  • 23 May 2018 - 19:57
Vllaznia bie nga Kategoria Superiore

Edhe pse fitoi bindshëm ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-5, Vllaznia nuk ka arritur dot që t'i mbijetojë rënies nga Kategoria Superiore.

Fitorja minimale e Kamzës në transfertë ndaj Partizanit, ka bërë që Vllaznia sezonin e ardhshëm të luaj në Kategorinë e Parë.

Për shkodranët ky është një dështim dramatik për këtë sezon futbollistik 2017/18.

 

(Kosova Sot)