Shkëndija “mbretëron” në Maqedoni, merr trofeun e dytë

  • 23 May 2018 - 22:27
Shkëndija “mbretëron” në Maqedoni, merr trofeun e dytë

Shkendija e Tetovës nuk ka të ndalur në Maqedoni

Pasi që ka fituar titullin e kampionit në Maqedoni ata sot kanë triumfuar edhe në finale të Kupës duke e mposhtur Pelisterin me rezultat 0-3 në Strumicë.

Kjo fitore bën që Shkëndija të merr të dy trofetë në Maqedoni.

Tetovarët ishin dukshëm më të mirë në të dyja pjesët  e finales.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-1 për Shkëndijën ku golashënues ishte Visar Musliu, i cili shënoi në minutën e 20.

Në pjesën e dytë Shkëndija përsëri ishin më të mirë.

Ata shënuan dy gola, fillimisht ishte Besar Ibraimi që shënoi në minutën e 52’të, kurse më vonë epërsinë e trefishoi përsëri Visar Musliu në minutën e 72’të. 

Ky është titulli i dytë i Shkëndijes brenda dy jave pasi një javë më parë ata fituan titullin e kampionit në Maqedoni. 

 

(Kosova Sot)