Lëndohet Douglas Costa

  • 23 May 2018 - 22:31
Lëndohet Douglas Costa

Anësori i Juventusit Douglas Costa ka lënduar ijët, por mjekët kanë thënë se nuk ka rrezik që ta humbet Botërorin, për momentin

Selecao kanë filluar stërvitjet për turneun e Rusisë derisa pritet që të udhëtojnë në Europë për të realizuar disa miqësore parapërgatitore para se të fillojë Botërori.

Në një konferencë për media, shefi i mjekëve të Brazilit Rodrigo Lasmar ka konfirmuar se Douglas Costa ka arritur në qendrën stërvitore me një “lëndim në ije, për të cilin është duke u trajtuar”.

“Ne kemi bërë disa teste dhe kemi zbuluar se është një lëndim i lehtë, kështu që do të punojmë ndarasi në stërvitje me të për pak ditë. Ai mund të humbet ndeshjet e para miqësore, por nuk presim që të rrezikojë humbjen e Botërorit”. 

 

(Kosova Sot)