Drita riparon trofeun e dëmtuar gjatë festës për titull

  • 24 May 2018 - 12:29
Drita riparon trofeun e dëmtuar gjatë festës për titull

Nga festa e madhe që bëri Drita për fitimin e titullit të Superligës kishte mbetur e dëmtuar trofeu që klubi nga Gjilani e fitoi për herë të dytë në histori.

Zëvendësi i Dritës, Gentrit Murseli në një deklaratë, ka thënë se trofeu ishte dëmtuar paqëllim gjatë festës, por ka shtuar se tani është riparuar anësorja që i mungonte.

“Është e vërtetë që trofeu ka pësuar një dëmtim të vogël mirëpo tani e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Murseli.

Me anësoren e munguar, Drita kishte prezantuar trofeun edhe para kryetarit të komunës së Gjilanit.

(Kosova Sot)