Mbrojtësi i Liverpoolit i bindur: Ronaldo ka dobësi, do t’i shfrytëzojmë ato

  • 24 May 2018 - 12:45
Mbrojtësi i Liverpoolit i bindur: Ronaldo ka dobësi, do t’i shfrytëzojmë ato

Si vetëm 19-vjeçar, mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, përballet me një detyrën frikësuese për ta ndalur pesë herë lojtarin më të mirë të botës, Cristiano Ronaldon, të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev.

Por, fytyra e re në krahun e djathtë të mbrojtës së skuadrës së Jurgen Kloppit nuk është i frikësuar nga ky fakt dhe beson se ai madje mund t’ia shfrytëzojë dobësitë Cristianos.

Një sezon mbresëlënës për Alexander-Arnold u nënvizua më së miri nga thirrja që Anglia ia bëri për të qenë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës këtë verë, edhe pse ende nuk ka debutuar për ekipin kombëtar të “Tre luanëve”.

I pyetur nëse do të jetë sfidë për të të përballet me Ronaldon, ai është përgjigjur: “Natyrisht që do të jetë”.

“Ai është njëri prej futbollistëve më të mirë ndonjëherë. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme në futboll, por edhe ai ka dobësi, siç ka çdo lojtar tjetër”, theksoi ai.

“Të shtunën do të tentojmë t’i shfrytëzojmë ato dhe të mos e lejojmë të bëjë atë që e bën më së miri; të mos e lejojmë të shënojë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)