Fadil Vokrri i ftuar special i finales së Ligës së Kampionëve

  • 24 May 2018 - 14:40
Fadil Vokrri i ftuar special i finales së Ligës së Kampionëve

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka udhëtuar sot drejt Ukrainës ku do të jetë i ftuar special i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit edhe Liverpoolit të shtunën mbrëma.

Finalja e këtij edicioni të garës më prestigjioze evropiane për klube do të zhvillohet të shtunën në Stadiumin Olimpik në Kievit, me të parin e organit qeverisës së futbollit të Kosovës që do ta ndjekë atë nga afër, njofton FFK-ja.

FFK-ja ka thënë në uebsajtin e vet zyrtar se në mesin e mysafirëve special të UEFA-s do të jenë edhe figura me rëndësi që kanë lënë gjurmë në botë, përfshirë Fadil Vokrrin. 

Me këtë rast, presidenti Vokrri do të ketë edhe takime të shumta me homologët e tij, si dhe me drejtuesit e UEFA-s, njofton FFK-ja.

(Kosova Sot)