Leno do të zgjedh mes Atleticos dhe Arsenalit

  • 24 May 2018 - 16:53
Leno do të zgjedh mes Atleticos dhe Arsenalit

Bernd Leno pritet që të largohet nga Bayer Leverkusen këtë verë

Portieri, për të cilin dje u tha se është në shitje ka refuzuar Napolin dhe dëshiron që të kalojë ose në Angli ose në Spanjë.

Sipas Kicker, Bernd Leno do të zgjedh gjatë verës kalimin ose në Atletico Madrid ose në Arsenal.

Portieri 26 vjeçar shihet si numri 1 në Emirates, pasi që Petr Cech është afër pensionimit dhe ka 36 vjet, ndërkaq në sezonin e fundit dështojë për të treguar vlerat e tij.

Beyer Leverkusen dje transferoi portierin Lukas Hradecky nga Eintracht Frankfurt, duke ja hapur dyert Lenos për largim nga klubi. 

 

(Kosova Sot)