Rivaldo: Salah është për Barcelonë, jo për Real Madrid

  • 24 May 2018 - 17:51
Rivaldo: Salah është për Barcelonë, jo për Real Madrid

Ish legjenda e Brazilit dhe Barcelonës beson se gjigantët katallan duhet ta kërkojnë egjiptianin duke mos lejuar atë që të kalojë në Real Madrid

Mohamed Salah është njëri prej lojtarëve më të mëdhenj që është duke u përfolur për një kalim në Real Madrid, por legjenda Rivaldo thotë se ai duhet të shkojë në Barcelonë pasi që aty do të adaptohet dhe jo në Real Madrid.

“Nga Premier Liga? Zgjedh Salah sepse është një lojtarë i madh. Ai di të bëj ndryshime në lojë”, ka thënë lojtari më i mirë në botë për vitin 1999 për Express Sport.

Salah do të këtë mundësi që të tregojë vlerat e tij edhe këtë të shtunë kur Liverpool do të luaj kundër Real Madridit në Kiev në finale të Ligës së Kampionëve.

Këtë vit pa asnjë dyshim ai do të jetë në garë për Topin e Artë kundër Cristiano Ronaldos dhe Lieonel Messi.

Rivaldo beson që kjo është e kuptueshe madje thotë se Salah në njëfarë menyre e ka bërë vetën lojtarë të madh me atë që ka treguar në Premier Ligë por edhe në Serie A.

“Jo, nëse atje nuk ishte, ishte afër, ai duhet të vazhdojë, sikurse bëjnë Messi e Ronaldo. Shpresojë që të këtë sukses edhe në kampionat, sepse nuk është lojtarë për vetëm një kampionat. Ai duhet ti rrezojë nga froni Cristiano Ronaldo dhe Messin që janë në kulm që 10 vite – ai është shumë afër. Do ta ketë shumë më të vështirë në Premier Ligë sepse kampionati është i vështirë, më i vështirë se ai spanjoll. Por, do i sugjeroja që kur të largohet të shkojë në Barcelonë dhe jo në Real Madrid”. 

 

(Kosova Sot)