Mancini: Buffon mund të luaj për Italinë

  • 24 May 2018 - 18:41
Mancini: Buffon mund të luaj për Italinë

Legjenda e Juventusit do të jetë një spektator i Azzurri në ndeshjen e parë miqësore të tyre si trajner i ri, por ai mund të luaj për ta në të ardhmen

Karriera Gianluigi Buffon në Itali nuk ka përfunduar, sipas trajnerit të Italisë Roberto Mancini.

Ishte menduar që portieri veteran pritet që të luaj ndeshjen e fundit në aspektin ndërkombëtarë, por Mancini ka treguar të enjten se ka biseduar me gjatë me Buffonin.

“Kam folur me Buffon”, ka thënë ish trajneri i Manchester City, skuadra e të cilit do të ndeshet në një miqësore me Arabinë Saudite të hënën.

“Ai dëshiron që të vazhdojë të luaj ashtu sikur të gjithë futbollistet e tij. e respektojë këtë dëshirë të tij në këtë kohë”.

Buffon për herë të fundit ishte paraqitur për vendin e tij në humbjen e miqësores me Argjentinën prej 2-0, e cila erdhi pasi Azzurri dështuan të kualifikohen në Botëror në Play-Off duke u mundur nga Suedia. 

 

(Kosova Sot)