Suker: Nga Anfield nis festivali i futbollit

  • 24 May 2018 - 18:43
Suker: Nga Anfield nis festivali i futbollit

Dikur lojtar i kombëtares tani presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, beson që fillimi i turneut global të kombëtares se Brazilit dhe Kroacisë nga stadiumi i Liverpool do të fillojë festivalin e futbollit në botë

Suker është njëri prej sulmuesve më të mëdhenj që njeh Europa, asnjëherë nuk ka qenë më i lumtur sesa tani kur Brazili dhe Kroacia do të fillojnë “festivalin e futbollit” në Anfield me turneun e Brazilit që është quajtur “”Brasil Global Tour”.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madridit e kishte vizituar kështjellën e Reds vetëm njëherë si lojtar në gusht të vitit 1999 ku bashkë me Arsenalin humbën me rezultat 2-0.

Presidenti i Federatës së Kroacisë, Suker ishte top golashënues me gjashtë gola në Botërorin e 1998.

“Anfield është njëri prej stadiumëve më karizmatik dhe ka një klub të madh aty”, tha Suker, i cili ka 69 ndeshje me Kroacinë dhe ka shënuar 45 gola.

Të gjitë ata që kanë mundësi ta vizitojnë stadiumin e Liverpoolit e shijojnë atë. Lojtarët kroat do të jenë aty bashkë me tifozët kroat; do të jetë një ndeshje e bukur për tu shikuar pasi që paraprin një festivali të madh futboll që do të mbahet gjatë verës”. 

(Kosova Sot)