Ferizaj në Superligë, Vllaznimi në Ligën e parë

  • 24 May 2018 - 19:40
Ferizaj në Superligë, Vllaznimi në Ligën e parë

Ferizaji e ka mundur Vllaznimin e Gjakovës me penallti duke kaluar në Superligë të Kosovës pas disa viteve

Ferizaji sezonin e ardhshëm do të luaj në Superligë të Kosovës pasi ka mposhtur me penallti Vllaznimin e Gjakovës me rezultat 3-2.

Është zhvilluar edhe ndeshja e dytë e barazhit në mes të Ferizajt dhe Vllaznimit

Ferizaj dhe Vllaznimi ishte sot ndeshja e dytë e barazhit që u zhvillua në stadiumin e Drenasit.

Një ndeshje pa shumë raste e cila përfundojë pa fitues në 90 minutat e kohës së rregullt.

Pjesa e parë ishte më e mirë për gjakovarët por edhe ato pak raste të krijuara nuk arritën që ti shndërrojnë në gol.

Kurse njëjtë ishte edhe pjesa e dytë, por në këtë pjesë ishin më të mirë Ferizaji

Edhe në kohën shtesë Ferizaji dhe Vllaznimi vazhduan pa gola, kurse ishin penalltitë që vendosën fatin e këtij takimi.

Pas ekzekutimit të penalltive ferizajasit ishin më të mirë, edhe pse e nisën keq serinë duke humbur dy penalltitë e para.

Por, pas kësaj gjakovarët humben tri penallti radhazi duke rënë kështu në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.

 

(Kosova Sot)