City nis bisedimet me Jorginho

  • 24 May 2018 - 20:45
City nis bisedimet me Jorginho

Manchester City ka filluar bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin e Napolit Jorginho, klauzola e të cilit është 60 milionë euro, edhe pse ishte thënë se nëse Sarri shkon në Chelsea atëherë gjërat do të ndryshojnë.

Italo-braziliani ka kompletuar më se shumti pasime, më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë në Serie A këtë sezon dhe mesfushori është njëri prej më të mirëve në botë.

Me Sarrin që pritet të largohet pas ardhjes se Carlo Ancelottit, raportohet se Jorginho është njëri prej atyre lojtarëve që mund të largohet.

Sipas Sportsmail, Manchester City sot ka zhvilluar bisedime shumë pozitive me Jorginhon.

Çmimi i tij nuk do të jetë problem për Cityn derisa lojtari ka dëshirë që të punon nën urdhrat e Pep Guardiolas, i cili ka të njëjtën filozofi si të Sarrit.

Megjithatë, nëse Sarri përfundon në Chelsea, atëherë Jorginho mund të ndërroi destinacion dhe ti bashkohet edhe ai ish trajnerit të tij. 

 

(Kosova Sot)