Zyrtare: Ismet Munishi trajner i Besës

  • 25 May 2018 - 19:22
Zyrtare: Ismet Munishi trajner i Besës

Ismet Munishi pritet ta merr drejtimin e skuadrës pejane, Besa

Trajneri kosovar, Ismet Munishi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se ai është trajneri më i ri i skuadrës së qytetit të Pejës Besa.

“Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që do të jem trajner i klubit te madh Besa. Dje premtova që do ta bëjë një status për Besën . Kënga e komshiut tim të ndjere kompozitorit të madh  Mehdi Bajri e kënduar nga i madhi Dani”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Ndryshe trajneri kosovar ka menaxhuar shumë skuadra deri tani në Kosovë, në mesin e të cilave edhe kampionin aktual të Kosovës, Dritën.

Besa këtë vit do të bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, pasi që ra nga Superliga sivjet.

 

 

(Kosova Sot)