Fekir hidhëron Liverpoolin, është për Real Madridin në finale

  • 25 May 2018 - 21:27
Fekir hidhëron Liverpoolin, është për Real Madridin në finale

Plejmejkeri i Lyonit është ndërlidhur shumë me një lëvizje në Anfield këtë verë, por ai është që Los Blancos të fitojnë në finale të Ligës së Kampionëve në Kiev

Nabil Fekir është përfolur se do të kalojë në Liverpool këtë verë, por lojtari i Lyonit do të ishte “shumë i lumtur” nëse Real Madrid do të fitonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

“A kam favorit se kush të fitojë në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpool apo Reali? Në të vërtetë jo! Por ne kemi dy lojtarë të Kombëtares që do të luajnë nesër, Raphael Varane dhe Karim Benzema. Të fitojë skuadra më e mirë! Nëse fiton Reali ne do të ishim të lumtur për miqtë tonë”, ka thënë ai nga kampi stërvitor i Kombëtares se Francës në Clairefontaine.

Mediat kanë shkruar kohëve të fundit që Fekir do të kalojë në Liverpool kur të hapet afati i transferëve në Francë për një shumë 70 milionë euro apo 62 milionë funte. 

 

(Kosova Sot)