Ramos beson në fitore

  • 25 May 2018 - 22:01
Ramos beson në fitore

Sergio Ramos është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

“Kur luani kundër skuadrave të mëdha, fitorja duket më e ëmbël. Ne kemi mundur Juven, Paris dhe Bayern, dhe tani duhet të përfundojnë punën kundër një skuadre të madhe si Liverpool”, ka deklaruar Ramos.

“Ata janë një skuadër e madhe me lojtarët të mëdhenj dhe trajner të mirë. Do të jetë një sfidë e mirë për ne”.

“Ne po rikthehemi sërish në finale, por nesër do të luaj sikurse të ishte finalja e parë e Ligës së Kampionëve për mua”.

“Nuk duhet të shikojmë prapa, këtë mund ta bëjmë në të ardhmen”.

“Ne duam të mbajmë të paprekur portën tonë, të ulim shanset e tyre dhe të besojmë në vetën tonë. Shpresojmë që nesër të rikthehemi në shtëpi së bashku me Kupën”.

 

(Kosova Sot)