Finalja e zbehtë

  • 26 May 2018 - 10:23
Finalja e zbehtë

Prishtina tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës

"Jemi tejet të dëshpëruar që e humbëm Superligën dhe nuk e di çfarë të them tash për finalen e së dielës. Me vjen shumë keq që na ndodhi kjo dhe assesi nuk po mund të pajtohemi me këtë fat kaq të keq që kishim në ndeshjen e barazhit", ka thënë për gazetën "Kosova Sot" Besnik Krasniqi

Nuk mbahet mend që një finale e Kupës së Kosovës në futboll do të jetë me kaq pak interesim sesa kjo që luhet të dielën në Mitrovicë ndërmjet Prishtinës e Vëllaznimit. Janë shumë faktorë që kanë bërë që interesimi këtë herë të jetë më i zbehtë sesa herëve tjera. Moslicencimi i Vëllaznimit në UEFA për garat ndërkombëtare bën që Prishtina si e fitoi, si e humbi Kupën të jetë pjesëmarrëse në garat e Ligës së Evropës dhe përveç kësaj edhe fituese e shpërblimit prej 220 mijë eurove nga UEFA. Një tjetër gjë që po ndikon shumë që kjo finale mos ta ketë atë entuziazmin që duhet ta ketë një finale është fakti së Vëllaznimi vetëm dy ditë me parë e humbi statusin e skuadrës elite në futboll, derisa Prishtina javën e kaluar e humbi luftën për titull dhe kjo gjë po ndikon shumë keq në motivin e lojtarëve. Këtë e dëshmon më së miri futbollisti i Vëllaznimit, Besnik Krasniqi, i cili në pyetjen e gazetës "Kosova Sot" se ku do ta gjejë motivin Vëllaznimi për t'u paraqitur në atë finale, pas dëshpërimit të madh që pati në ndeshjen e barazhit, ka thënë shumë shkurt: "Nuk e di çfarë të them për këtë finale". Këto ishin fjalët e Krasniqit, i cili vazhdon ta kujtojë ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt, ku e humbën statusin e skuadrës së Superligës

Ish-futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniqi, i ishte gëzuar jashtëzakonisht shumë kualifikimit të Vëllaznimit në finale e Kupës së Kosovës, e sidomos për faktin se do të ballafaqohej me ish-skuadrën e tij, Prishtinën. Mirëpo, ai kurrë nuk kishte menduar se në atë finale do të shkojnë si skuadër që e ka humbur garën në Superligë

Moslicencimi i Vëllaznimit në UEFA për garat ndërkombëtare bën që Prishtina si e fitoi, si e humbi Kupën të jetë pjesëmarrëse në garat e Ligës së Evropës, përveç kësaj edhe fituese e shpërblimit prej 220 mijë eurove nga UEFA

Vëllaznimi pa motiv

Ish-futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniqi, i ishte gëzuar jashtëzakonisht shumë kualifikimit të Vëllaznimit në finale e Kupës së Kosovës, e sidomos për faktin se do të ballafaqohej me ish skuadrën e tij Prishtinën. Mirëpo, ai kurrë nuk kishte menduar se në atë finale do të shkojnë si skuadër që e ka humbur garën në Superligë, kjo edhe ka bërë që dëshira e tyre për këtë finale të zbehet maksimalisht. "Jemi tejet të dëshpëruar që e humbëm Superligën dhe nuk e di çfarë të them tash për finalen e së dielës. Me vjen shumë keq që na ndodhi kjo, më vjen shumë keq edhe për trajnerin që e mori skuadrën në momente të vështira, bëri punë të mirë por nuk ia doli", ka thënë Krasniqi për gazetën "Kosova Sot", i cili assesi nuk mund të hiqte nga koka atë dështim, derisa për finale sikur nuk kishte fare disponim të flasë. "Është gjynah i madh që Vëllaznimi po bie nga Superliga. Kemi mbledhur 43 pikë dhe në fund të vjen puna me një ndeshje dhe atë përmes penalltive ta humbasë statusin e skuadrës elite, është vërtet shumë keq. Është një gjë shumë e keqe kjo që na ndodhi sidomos për tifozët e Vëllazimit. Jam vërtet i dëshpëruar shumë dhe nuk kam fjalë sesi ta përshkruaj atë ndjejnë. Kjo i ndodhi Vëllaznimit dhe mua me vjen shumë-shumë keq", ka përfunduar Besnik Krasniqi.

(Kosova Sot)