Ronaldo ia çan kokën me top kameramanit... pastaj ia dhuron një xhaketë sportive

  • 26 May 2018 - 10:57
Ronaldo ia çan kokën me top kameramanit... pastaj ia dhuron një xhaketë sportive

Seanca e fundit stërvitore e Real Madridit para finales së Ligës së Kampionëve ishte plot ngjarje.

Kameramani Juan Lorenzana Prieto pësoi çarje në kokë pasi u godit nga një gjuajtje e fortë e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi i Real Madridit po i ushtronte goditjet me top dhe tregoi sesa fuqi kanë gjuajtjet e tij, me njërën prej tyre që i shkaktoi dëm kameramanit Prieto, i cili në ato momente po e xhironte seancën.

Ai është detyruar ta qepte plagën në vetullën e djathtë.

Ronaldo i kërkoi falje Prietos dhe më pas ia dhuroi xhaketën sportive që e kishte veshur gjatë stërvitjes.

(Kosova Sot)