Marcelo: E di saktësisht si ta ndal Salahun

  • 26 May 2018 - 10:59
Marcelo: E di saktësisht si ta ndal Salahun

Marcelo ka shfaqur vetëbesim të lartë se do ta ndalë Mohamed Salahun në finalen e sotme të Ligës së Kampionëve.

I shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premierligë, anësori i Liverpoolit Mohamed Salah është në formë jetësore dhe nuk do të ishte i pari që i shfrytëzon hutit e supozuar në mbrojtje të brazilianit.

Megjithatë, Marcelo thotë se e di saktë se çfarë duhet të bëjë për ta ndalur egjiptianin.

“E di saktësisht se çfarë duhet të bëj dhe e di se çfarë duhet të bëj për t’i ndihmuar bashkëlojtarët”, siguroi Marcelo të premten.

Por, ai thotë se Reali nuk duhet të mendojë vetëm për një lojtar, por për tërë skuadrën e Liverpoolit.

“Liverpooli është ekip i mrekullueshëm që ka pasur sezon fantastik. Duhet të mendojmë për tërë ekipin, jo vetëm për një apo dy lojtar, sepse kështu fitohen ndeshjet”, shtoi. 

(Kosova Sot)