Donnarumma gjithnjë e më afër Liverpoolit

  • 26 May 2018 - 14:40
Donnarumma gjithnjë e më afër Liverpoolit

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas në Milan mbetet e pasigurt.

Tuttosport raporton se Liverpoolit i është bërë me dije se një ofertë me çmim prej 40 milionë euro për Gianluigi Donnarumman do të ishte e mjaftueshme.

Portieri 19-vjeçar pritet të bëhet zgjedhja e parë e ekipit kombëtar të Italisë pasi Gigi Buffon u tërhoq nga Kombëtarja.

Raportet e tij me tifozët e Milanit janë tejet të tensionuara dhe Donnarumma shpesh fishkëllehet në “San Siro”.

Agjenti i tij, Mino Raiola, ka hequr dorë nga përpjekjet për ta shitur në Paris Saint-Germain dhe tani vëmendjen e ka kthyer kah Liverpooli, sipas Tuttosportit.

Derisa Milani i kërkonte 60 deri në 70 milionë euro për të, raportohet se Raiola i ka thënë Liverpoolit se 40 milionë do të mjaftonin për ta arritur një marrëveshje. 

(Kosova Sot)