Juventusi vendos për Douglas Costan

  • 26 May 2018 - 15:10
Juventusi vendos për Douglas Costan

Duket se kampioni i Serisë A Juventusi e ka ndarë mendjen rreth të ardhmes së anësorit Douglas Costa.

Claciomercato raporton se Juventusi ka për qëllim të kompletojë një marrëveshje me Bayern Munichun për blerjen e kartonit të brazilianit.

Rivalet e Mançesterit, Manchester City dhe Manchester United janë shumë të interesuara për Costan.

Raportohet se dyshja nga Premierliga angleze po planifikojnë oferta në vlerë mbi 90 milionë euro për të, por Juventusi do të tentojë ta shfrytëzojë marrëveshjen paraprake me Bayernin për ta blerë përfundimisht Costan, i cili është i huazuar të bardhë e zinjtë. 

(Kosova Sot)