Barcelona ia uron Real Madridit titullin e 13-të në Champions

  • 27 May 2018 - 11:04
Barcelona ia uron Real Madridit titullin e 13-të në Champions

Barcelona ia ka uruar Real Madridit titullin e 13-të në Ligën e Kampionëve pak minuta pas triumfit të Los Blancos në Kiev.

Edhe në dy sezonet e kaluara, Barcelona ia ka uruar ngjashëm triumfin rivalit të përbetuar, Real Madridit.

“Urime Real Madridit titullin e Ligës së Kampionëve 2017/18”, ka uruar Barcelona në faqen e vet zyrtare në Twitter. 

 

 

(Kosova Sot)