Legjenda e Bayern Munich tallet me lotët e Salahut dhe Carvajalit

  • 27 May 2018 - 11:45
Legjenda e Bayern Munich tallet me lotët e Salahut dhe Carvajalit

Legjenda e Bayern Munichut dhe ish-numri një i Gjermanisë, Olivier Khan, i ka analizuar skenat më emocionale të pjesës së parë mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Së pari ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, u detyrua të largohej nga loja pas gjysmë ore lojë pas një dëmtimi në kraharor. Vetëm shtatë minuta më pas, Dani Carvajal po ashtu e la fushën i përlotur, si Salah, pas një lëndimi.

Khan, duke folur në cilësinë e analistit në televizionin gjerman ZDF, është tallur me ta.

“Gjithë ata lot. Të gjithë qajnë kur t’iu dhembë. Ama këtë mund ta besh më vonë”, ka thënë portieri legjendar Kahn duke iu referuar Salahut dhe Carvajalit.

 

(Kosova Sot)