Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

  • 27 May 2018 - 11:50
Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Ndeshja luhet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe fillon nga ora 16:00.

Të dy këto skuadra e kanë arritur edhe më herët këtë trofe. 

Prishtina është rekordmene me 5 kupa të fituara, ndërsa Vëllaznimi e ka fituar këtë kupë vetëm një herë.

 

 

 

(Kosova Sot)