Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali

  • 27 May 2018 - 12:46
Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali

Cristiano Ronaldo hodhi bombën të shtunën mbrëma menjëherë pas triumfit të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve duke lënë të kuptohej se do të largohet nga klubi.

Menjëherë pas fitores 3-1 të Realit ndaj Liverpoolit, sulmuesi portugez foli në kohën e shkuar duke thënë se për të ishte kënaqësi të luante për gjigantin spanjoll.

Më vonë, ai u pyet nga një televizion tjetër nëse deklarata e tij nënkuptoi se ai do të largohej. Ronaldo theksoi se ishte ngutur dhe nuk kishte qenë momenti i duhur t’i thoshe ato fjalë, edhe pse insistoi se nuk pendohet dhe se nuk garanton se e ardhmja e tij është në Real Madrid.

E arsyeja pas krejt kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën, sipas gazetarit të njohur të Sky Sports.

“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 400 mijë euro në javë. Neymar i merr 685 mijë euro në javë, ndërsa Messi 850 euro mijë në javë”, ka shkruar Kaveh Solhekol. 

 

(Kosova Sot)