Gugash Magani vazhdon me Trepçën '89

  • 27 May 2018 - 14:03
Gugash Magani vazhdon me Trepçën '89

Gugash Magani do të mbetet edhe më tutje në krye të skuadrës mitrovicase, Trepça ‘89.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Abedin Zeka, i cili pavarësisht se skuadra e tij nuk i përmbsuhi synimet që kishte në fillim të edicionit, atij i ka lënë mbresa të mëdha trajneri Magani, me të cilin e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin tjetër.

Jo vetëm kaq, sepse edhe stafi i Maganit do të mbetet i njëjti, pa asnjë lëvizje.  Gjatë këtyre dy ditëve të fundit nga Trepça ’89 janë larguar portieri Bledar Hajdini dhe sulmuesi Fiton Hajdari, që zyrtarisht do të prezantohet te Llapi në fillim të javës së ardhshme, ndërsa janë larguar edhe mbrojtësit Lapidar Lladrovci dhe Përparim Osmani, të cilëve po ashtu u ka skaduar kontrata. 

Osmani edhe mund të mbetet te Trepça ’89, vetëm nëse ai vetë dëshiron, përndryshe klubi nuk do ta ndalë me çdo kusht.

Zeka ka paralajmëruar një verë të nxehtë sa i përket prurjeve të reja, sepse, përveç futbollistëve që mund të transferohen nga Vala Superliga, ai ka premtuar transferime edhe nga jashtë, dhe ata lojtarë shumë cilësorë.

 

(Kosova Sot)