Kosova entuziaste për miqësoren ndaj Shqipërisë

  • 27 May 2018 - 15:16
Kosova entuziaste për miqësoren ndaj Shqipërisë

Kosova ka vijuar këtë të dielë paradite përgatitjet për tre ndeshjet miqësore, e para më Shqipërinë, në një vëllazërore të veçantë, ku gjithsesi do të kërkohet suksesi.

Ekipit i janë bashkuar Vedat Muriqi, Arbër Zeneli dhe Besar Alimi, ndërsa të hënën grupi do të jetë i kompletuar, pasi do të mbërrijnë edhe disa lojtarë të tjerë që janë të angazhuar në skuadrat respektive. 

Si trajneri Bernard Challandes ashtu edhe futbollistët Samir Ujkani, Bernard Berisha dhe Donis Avdiaj po e presin me entuziazëm sfidën me Shqipërinë, që do të ndiqet nga një numër i madh shqiptarësh që jetojnë në Zvicër, të cilët do ta kenë të vështirë ta ndajnë se cilën skuadër duhet të mbështesin.

 

(Kosova Sot)