Man City nuk heq dorë nga Toni Kroos

  • 18 June 2018 - 09:24
Man City nuk heq dorë nga Toni Kroos

70 milionë euro, kaq ka bërë gati Man City për Kroosin.

Manchester City është duke tentuar që të forcojë mesfushën dhe objektivi për merkaton e verës është ai i Real Madridi, Toni Kroos, raporton Don Balon.

Sipas Don Balon, kampioni i Premierligës do të testojë fillimisht Realin me 70 milionë euro, shifër që do të rritet nëse kampioni i Evropës shpreh gatishmërinë për ta shitur lojtarin kyç të skuadrës.

Gjermani ka shkëlqyer në “Santiago Bernabeu” në La Liga dhe Champions League, duke fituar tre herë me radhë këtë të fundit dhe është i lumtur në Madrid, por Pep Guardiola është duke shpresuar që ta bindë lojtarin për një aventurë të re

(Kosova Sot)