Willian në Man United?

  • 18 June 2018 - 09:25
Willian në Man United?

Man United ka barë gati 69 milionë euro për Willianin.

Manchester United është gati të lansojë një ofertë prej 69 milionë eurove për anësorin e Chelsea, Willian, raporton Daily Mail.

Braziliani ka qenë për një kohë objektiv i Jose Mourinhos dhe vazhdon të jetë, portugezi e do atë në “Old Trafford”.

Willian aktualisht është në Botërorin e Rusisë ku me Brazilin mbrëmë nuk arriti të marrë më shumë se një pikë kundër Zvicrës, duke barazuar 1-1

(Kosova Sot)