Neymari kërkon nga gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, ankohet për golin e Zvicrës

  • 18 June 2018 - 10:30
Neymari kërkon nga gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, ankohet për golin e Zvicrës

Edhe Neymari beson se është dashur të anulohet goli i Zvicrës, pasi Steven Zuber shtyu Mirandën para se të shënojë për 1-1.

Neymar insiston se Miranda është faulluar në momentin ku Zvicra realizoi golin e barazimit kundër Brazilit në Kupën e botës dhe sulmuesi i PSG-së ka kërkuar nga gjyqtarët që t’i ofrojnë më shumë mbështetje në fushë pas disa ndërhyrjeve që mori ne “Rostov Arena”.

“Mendoj se ishte faull”, tha ai.

“Kur ju e shikoni rastin në përsëritje, kur njerëzit festonin golin... e pash disa herë, por nuk më takon të flas për atë, aty janë katër profesionistë që punojnë. Ata duhet të bëjnë punën e tyre”.

“Nuk e merituam që ndeshja të përfundojë baras. Por, ne mund të përmirësohemi, mund të luajmë më mirë. Kjo më shumë na tregoi se asgjë nuk do të jetë e lehtë”, shtoi mes tjerash Neymari. 

(Kosova Sot)