Marcelo: Brazili nuk mund ta përdorë VAR-in si arsyetim pas dështimit me Zvicrën

  • 18 June 2018 - 12:30
Marcelo: Brazili nuk mund ta përdorë VAR-in si arsyetim pas dështimit me Zvicrën

?Braziliani arsyetohet se barazoi me Zvicrën për shkak të vendimeve të gjyqtarit, pas polemikave te goli i Zuber me pretendimin se shtyu Mirandën.

Pas golit të bukur nga Philippe Coutinho që dërgoi Brazilin në avantazh, erdhi goli i Steven Zuber nga radhët e Zvicrës, pas një goditje nga këndi, që barazoi rezultatin në 1-1.

Brazili protestoi dhe e kërkoi ndërhyrjen e VAR-it me pretendimin se Zuber shtyu Mirandan për të krijuar hapësirë për veten dhe duke mposhtur me kokë portierin e Romës, Alisson.

“Lëvizja e Mirandës, nuk do të flas për gjyqtarët, por ai tha se ata po e shikonin (VAR)”, tha Marcelo.

“Ai nuk dëshironte që të shikoj në ekranin e madh, por ky nuk është arsyetim për barazimin”, shtoi Marcelo.

Mbrojtësi i Real Madridit është i qetë, pavarësisht se Brazili nuk e nisi me këmbë të mbarë në Rusi.

“Barazimi nuk na tremb, skuadrat tjera të mëdha kanë filluar me humbje”, përfundoi Marcelo. 


(Kosova Sot)