Kane: Cristiano më ka vënë në presion, duhet të shënoj het-trik

  • 18 June 2018 - 12:59
Kane: Cristiano më ka vënë në presion, duhet të shënoj het-trik

?Kane shpreson të shënojë sa më shumë gola në ndeshjen e parë të Anglisë në Rusi, pasi ëndrra e sulmuesit të Tottenhamit është të shpallet golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës.

Harry Kane e do “Këpucën e Artë” të Botërorit dhe thotë se për të arritur këtë, duhet të shënojë hat-trick kundër Tunizisë, ashtu si Cristiano Ronaldo kundër Spanjës.

“Kuptohet që më ka vënë në presion. Është një lojtar fantastik dhe kishte një ndeshje fantastike”, tha Kane.

“Shpresoj të shënoj një hat-trick (sot) dhe t'a barazoj atë. Ndërsa për t'a kaluar, do të mendoj më vonë gjatë kompeticionit”, shtoi duke qeshur Kane.

Cristiano deri më tani është golashënuesi më i mirë me 3 gola, i cili ndiqet nga Denis Cheryshev dhe Diego Costa, që të dy me nga dy gola.


(Kosova Sot)