Pogba: Jam lojtari më i kritikuar në botë

  • 18 June 2018 - 14:08
Pogba: Jam lojtari më i kritikuar në botë

Pogba beson se çfarëdo që bën, ai është gjithmonë në shënjestrën e kritikuesve.

Mesfushori i Manchester United dhe Francës, Paul Pogba, beson se ai ka kaluar nga lojtari më i shtrenjtë në botë në lojtarin më të kritikuar.

Shuma prej 118 milionë euro riktheu Pogban në Manchester pas qëndrimit të tij në Juventus për katër vite.

Pogba ndihet i dalluar nga të tjerët, pasi loja e tij krijon vetëm tituj kritikues dhe komente.

“Kalova nga lojtari më i shtrenjtë në botë në lojtarin më të kritikuar në botë”, tha francezi.

Mesfushori francez mori përkrahje nga ish-lojtari i Mnachester United, Zlatan Ibrahimovic.

“Pogba është më i diskutuari, mediat gjithnjë flasin për të, mendoj që kjo është për shkak të xhelozisë”, deklaroi Ibrahimovic.

(Kosova Sot)