"Golovini është mjaft i mirë për Juventusin”

  • 18 June 2018 - 15:46

Fabio Capello e sheh yllin rus Aleksandr Golovin si lojtar të denjë për kampionin italina, Juventusin.

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, është pyetur për lojtarin rus, Aleksandr Golovin.

“Ai është mjaft i mirë për Juventusin. Ai ka kurajo dhe shume kualitet. Lojtarët rusë si Golovini, e kanë problem për t’u adaptuar pas largimit nga Rusia. Ata duhet të tregojnë kualitetet e tyre edhe pas largimit nga kufijtë rusë. Duhet të presim si do të shkojë puna me Golovinin”, tha Capello.

Capello është pyetur edhe për mundësitë e Anglisë në këtë Botëror. 

“Kanë disa probleme në mbrojtje, por ata janë shume të rinj dhe mund të shkojnë larg”, tha ish-trajneri i kombëtares angleze

(Kosova Sot)