Hazard i thotë Real Madridit “eja dhe më merr”

  • 18 June 2018 - 15:48
Hazard i thotë Real Madridit “eja dhe më merr”

Eden Hazard ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’iu bashkangjitur Real Madridit

Lojtari i Chelseat është lidhur disa herë me një mundësi kalimi te Reali, i cili ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2020.

Para fillimit të ndeshjes së Belgjikës me Panamanë, belgu ka dhënë një intervistë për L’Equipe duke thënë se do të qëndrojë në Chelsea vetëm nëse përmirësohet skuadra.

“Nëse qëndroj, atëherë do të jetë vetëm për shkak të përmirësimit nga stinori i kaluar”, tha ai.

Ai zbuloi se do të largohet nëse Chelsea nuk përforcohet me lojtarë të mëdhenj.

“Nuk do të qëndrojë nëse ata vazhdojnë të bëhen më keq”, vazhdoi Hazard. “

Real Madridi mund të jetë i interesuar për mua, këtë e dinë të gjithë. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë nëse më dëshirojnë mua”. Nuk dua të shkoj në Madrid vetëm ashtu kot. Më duhet një projekt dhe në Chelsea e kam një”, shtoi belgu.

“Nëse arrijmë të bëjmë një Botëror të mirë atëherë do të jetë më e lehtë për mua. Nuk dua të flas për afatin e transferimeve sepse më janë bërë shumë pyetje, në Londër kam fituar gjithçka përveç Ligës së Kampionëve. Jam këtu ku jam falë Chelseat”, tha Eden Hazard.


(Kosova Sot)