Di Francesco e rinovon kontratën me Romën

  • 18 June 2018 - 18:18
Di Francesco e rinovon kontratën me Romën

Pas një merkatoje mjaft ‘të nxehtë’ në këto ditë të para të sezonit, drejtuesit e Romës janë ndalur edhe në rinovimin e kontratës me trajnerin Eusebio Di Francesco.

I ardhur në kryeqytetin italian verën e kaluar, Di Francesco kishte një kontratë që përfundonte në qershorin e 2019-ës, por tani verdhekuqtë i besuan edhe për një tjetër sezon, duke e zgjatur atë deri në 2020-ën.

Di Francesco ka drejtuar Romën në 51 takime, ku ka regjistruar 29 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje, ndërsa arriti rezultat historik në Champions, duke shkuar deri në fazën gjysmëfinale, ku u eliminua nga Liverpooli.


(Kosova Sot)