Strakosha “i lumtur” në Lazio

  • 18 June 2018 - 20:02
Strakosha “i lumtur” në Lazio

Thomas Strakosha, që është target i Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, ka mohuar nëpërmes babait të tij se “ai është i lumtur në Lazio dhe klubi do të vendos për të ardhmen e tij

Shqiptari, 23 vjeçar, tashmë konsiderohet si një portier veteran në Serie A dhe është përfolur si target i shumë skuadrave të njohura europiane.

Babai i tij, legjenda e Shqipërisë Foto Strakosha ka folur për këto thashetheme në një intervistë për Panorama Sport.

“Nuk kam shumë komente për të bërë për këtë. Ai është i lumtur në Lazio. Klubi do të vendos për të ardhmen e tij”.

Raportohet se çmimi i Strakoshës është rritur nga Lazio dhe tani ai kushton 40 milionë euro, jo 30’të sikurse ishte përfolur më parë.

 

(Kosova Sot)