Ky është lëndimi i parë serioz në këtë Botëror – shpërthen në lot portieri tunizian
Është bërë edhe lëndimi i parë serioz në ndeshjen e ditës së pestë në Botëror në mes të Tunizisë dhe Anglisë
Është portieri Hassaan, i cili ka marrë një lëndim që në minutat e para të ndeshjes pas dy ndërhyrjeve bravoroze të tij në minutat e parë të ndeshjes.
Nga lëndimi duket se portieri tunizian ka lënduar shpatullën e tij.
Ky është zëvendësimi i parë i detyruar nga lëndimi në këtë Botëror.
Dje u lëndua Behrami por ai ja kishte dalur të luante edhe disa minuta pas lëndimit të tij.
Hasaan ka shpërthyer në lot gjatë zëvendësimit.
(Kosova Sot)