Sarri shumë afër që të emërohet trajner i Chelsea

  • 18 June 2018 - 22:47
Sarri shumë afër që të emërohet trajner i Chelsea

Maurizio Sarri është shumë afër për të nënshkruar kontratë dy vjeçare me Chelsean, me opsion për zgjatje në tri vite, derisa Napoli do të merr pesë milionë euro nga klauzola e lirimit të trajnerit

Sipas CalcioNapoli24.it, ende ka bisedime që janë duke u zhvilluar në mes të tij dhe shefes se Chelsea Marina Granovskaia dhe drejtorit sportiv të Napolit Cristiano Giuntoli.

Sarri është pajtuar me kushtet personale më Chelsea, një kontratë që skadon më 2020 me opsion që ajo të zgjatet edhe një sezon.

Më e rëndësishmja, Napoli janë gati të pranojnë si kompensim 5 milion euro për të shfuqizuar kontratën e tyre me ish trajnerin.

Edhe pse ai është shkarkuar për t’ia lëshuar rrugën Carlo Ancelottit, ai mbetet trajner i Napolit ligjërisht derisa dy palët e prishin kontratën më njëri tjetrin.

Klauzola e tij e lirimit ishte tetë milionë euro që skadonte më 31 maj dhe do të jetë aktive përsëri gjatë muajit të ardhshëm por Chelsea nuk mund të pres deri atëherë dhe është duke negociuar me Napolin direkt.

Po ashtu, ka pasur raporte në Angli që Chelsea është pajtuar që të prish kontratën me trajnerin e tyre, Antonio Conte, një shkarkim që do ti kushtojë mbi 11 milionë euro.

Sarri do ta merr me vete Gianfranco Zola si menaxher të skuadrës dhe drejtor sportiv, për të pasur kështu më shumë qasje në transfere dhe largime të lojtarëve nga klubi. 

 

(Kosova Sot)