Zyrtare: Atletico zyrtarizon Lemarin dhe zgjatjen e kontratës për Griezman dhe Hernandez

  • 18 June 2018 - 23:43
Zyrtare: Atletico zyrtarizon Lemarin dhe zgjatjen e kontratës për Griezman dhe Hernandez

Tifozët e Atletico Madrid duhet të jenë të lumtur për punën në transfere që është duke e bërë skuadra e tyre

Sonte ata kanë zyrtarizuar vazhdimin e kontratës për Antoine Griezman që paralajmëroi se do të qëndroi në Atletico para një jave.

Griezman ka nënshkruar kontratë deri më 2022.

Atletico po ashtu ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Thomas Lemar nga Monaco për rreth 50 milionë euro, një marrëveshje që skuadra madrilene e kishte arritur para një jave por mungojke zyrtarizimi.

Po ashtu, kontratë të re me Atleticon ka nënshkruar edhe ylli i kësaj skuadre Lucas Hernandez që do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2024. 

 

(Kosova Sot)