Rusët ia lëshuan Insektet e Volgogradit anglezëve

  • 19 June 2018 - 00:10
Rusët ia lëshuan Insektet e Volgogradit anglezëve

Tifozët e Botërorit kanë zbarkuar në këtë qytet dhe pas tyre janë vërsulur insektet e ndryshme. Kjo ka ndodhur sonte në Rusi

Në këtë kohë të vitit ato janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa mickonjave dhe janë të vogla, që vazhdojnë t’ju ndjekin, shpesh insekte të padukshme që mund të depërtojnë në lëkurën tuaj, të zënë vend në flokët e juaj duke u përpjekur për t’ju futur në sy, hundë dhe gojë. Këto lloje insektesh mund të ju ndjekin juve momentin që e përplasni derën.

Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë me insekticide pak para fillimit të Botërorit, por pak pati efekt. Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga. Por duket se askush nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim për vizitorët, sidomos për ata që e kanë ndjek ndeshjen Angli – Tunizi, e cila ishte ndeshja e parë në këtë qytet në Botëror, në qytetin juglindor rus.

 

(Kosova Sot)