Ylli i Interit te gjiganti i Premierligës për rreth 35 milionë euro

  • 19 June 2018 - 10:37
Ylli i Interit te gjiganti i Premierligës për rreth 35 milionë euro

Tottenhami ka shprehur interesim të madh për Joao Marion, me Interin që synon t’i rikuperojë 32 deri në 35 milionë euro nga shitja e tij.

Mario, i cili momentalisht është me ekipin kombëtar të Portugalisë në Kupën e Botës, e kaloi pjesën e dytë të sezonin që lamë pas në Premierligë te West Hami.

Para dy javësh, mesfushori portugez deklaroi se nuk kthehet dot në Itali, duke ia bërë të qartë Interit se dëshiron të luajë në një kampionat tjetër.

Mario mbërriti në Interi verën e 2016-s për 45 milionë euro, pasi shkëlqeu në triumfin e Portugalisë në Kampionatin Evropian Euro 2016.

Tottenhami, që është në kontakte të vazhdueshme me drejtorin sportiv të Interit, Ausilion, për Mousa Dembelen, është duke e vëzhguar nga afër Joao Marion.


(Kosova Sot)