Largohet Nainggolan, vjen Pastore

  • 19 June 2018 - 10:44
Largohet Nainggolan, vjen Pastore

Roma i dëshiron 40 milionë euro për Radja Nainggolan, por mund të pajtohet ta shesë atë në Inter për 30 milionë euro plus lojtarët Nicolo Zaniolo dhe andrea Pinmonti.

Ndërkohë, Javier Pastore i Paris Saint-Germain pritet të jetë zëvendësuesi i tij në kryeqytetin italian.

Mediat italiane raportojnë se dera është e hapur për ribashkimin e belgut në Inter me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.

Kjo pasi Roma tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij, pasi është pranë arritjes së një marrëveshjeje me PSG-në në vlerë 18 deri në 20 milionë euro për mesfushorin kreativ.

Ndërkohë, Sky Sport Italia, Sportitalia dhe media tjerë shkruajnë se dy lojtarët e rinj të Interit mund të jenë çelësi i transferimit të Nainggolanit në Inter.

Zaniolo tashmë është përmendur në një marrëveshjeje të mundshme, por sulmuesi Pinamonti është po ashtu kandidat për të qenë pjesë e marrëveshjes.


(Kosova Sot)